Samiti i Triestes, Bushati: Shqipëria kontribut për bashkëpunim rajonal

2017-07-14 09:12:02 CRI Komenti juaj Printoni
Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, shprehu vendosmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi, e cila do të ketë ndikim pozitiv për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Bushati i bëri këto deklarata gjatë samtit të Triestes.

Ai shprehu besimin se këto arritje do të krijojnë terrenin e nevojshëm për marrjen vendimit nga BE-ja për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Samiti që u drejtua nga kryeministri italian, Paolo Gentiloni, me pjesëmarrjen e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, shprehu mbështetjen e BE-së për vijimin e palëkundur të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, si përgjigja më e mirë ndaj sfidave të përbashkëta të kontinentit tonë.

Gjithashtu, palët miratuan krijimin e "Zonës Ekonomike Rajonale" dhe nënshkruan Traktatin e Komunitetit të Transportitm për lehtësimin e shkëmbimit të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe punës së kualifikuar. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore