Ambasadori shqiptar Selim Belortaja i paraqet letrat kredenciale presidentit Xi Jinping

2017-07-13 16:25:36 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori shqiptar në Pekin Selim Belortaja i paraqiti të mërkurën në Pekin letrat kredenciale presidentit Xi Jinping.

Në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Madh të Popullit, presidenti Xi tha se shpreson se ambasadorët do të luajnë rolin e urës ndërlidhëse me vendet e tyre, duke dhënë kontribut pozitiv për marrëdhëniet dypalëshe. Ai theksoi gjithashtu se Kina dëshiron të forcojë besimin reciprok me vendet e ndryshme, për të nxitur bashkëpunimin dhe shënuar përparim të ri në marrëdhëniet dypalëshe.

Ambasadori Belortaja zhvilloi një bisedë të shkurtër me presidentin Xi. Ai tha se me udhëheqësin kinez bisedoi për respektin që të dy popujt ndajnë për njeri tjetrin, potencialin e madh ekonomik mes dy vendeve që pret të zhvillohet më tej, si dhe për shanset dhe hapësirat që sjell për Shqipërinë, nisma "Një Brez, Një Rrugë". (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore