Brexit, BE-ja i kërkon Britanisë të shpejtojë procesin

2017-07-13 10:24:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kryenegociatori i Bashkimit Europian për Brexit ka vendosur disa kushte të vështira që Britania duhet t'i përmbushë gjatë muajve të parë të bisedimeve, para fillimit të hartimit të sistemit të funksionimit të marrëdhënies në të ardhmen.

Michel Barnier tha se bisedimet duhet të zhvillohen sa më shpejt dhe Britania duhet të bëjë përparime të mjaftueshme për të gjitha çështjet.

"Ne duhet të angazhohemi plotësisht në çështjet e vjetra të frazës së parë të negociatave ashtu siç është rënë dakord me Britaninë më 19 qershor. Të drejtat e qytetarëve, rregullimet financiare, kufijtë e rinj, veçanërisht në Irlandë dhe çështjet e tjera."

Barnier shtoi se ka dallime të shumta duke krahasuar të drejta të qytetarëve të BE-së dhe të Britanisë. Ai gjithashtu tha se Gjykata e Bashkimit Europian e Drejtësisë duhet të jetë garantuesi përfundimtar i procesit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore