BSH-ja: Rritet bankingu nga interneti

2017-07-12 20:13:21 CRI Komenti juaj Printoni

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, për tremujorin e parë të këtij viti, numri i transaksioneve online arriti në mbi 162 mijë.

Kjo shifër është 41% më e lartë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Vlera e veprimeve bankare përmes sistemit për tre muajt e parë të vitit arriti në afro 40 miliardë lekë, 60% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Modernizimi i shërbimeve bankare dhe përdorimi në rritje i teknologjive në shoqërinë shqiptare po ndihmon në përhapjen e shërbimeve të bankingut në distancë. Sot 12 nga 16 banka tregtare në Shqipëri ofrojnë shërbime të "internet banking".

Online transactions in the Albanian banking system amounted to over 162,000 for the first quarter of this year, up by 41 percent over the same quarter of a year ago, the Bank of Albania (BoA), the central bank, said Wednesday.

Mrekulli
Lajmet Kryesore