Video/IS-i konfirmon vdekjen e udhëheqësit të tij Al-Baghdadi

2017-07-12 10:37:19 CRI Komenti juaj Printoni

 

Një agjenci irakiane lajmesh njofton se Shteti Islamik ka konfirmuar vdekjen e liderit të vet Abu Bakr al-Baghdadi.

Sipas njoftimeve, Shteti Islamik synon të emërojë një tjetër udhëheqës të lartë së shpejti.

Detajet se kur është vrarë Al-Baghdadi nuk janë bërë të ditura.

(Al-Baghdadi)

Konfirmimi i vdekjes së tij pason shpalljen nga qeveria irakiane të çlirimit të qytetit të Mosulit nga IS-i.

Zyrtarët rusë njoftuan këtë muaj se ishin të sigurt se Baghdadi ishte vrarë gjatë një goditjeje ajrore në rrethinat e qytetit sirian Raqqa në qershor, megjithatë, këto njoftime nuk ishin konfirmuar.

Abu Bakr al-Baghdadi shpalli formimin e një kalifati islamik tre vjet më parë, pasi forcat e tij pushtuan territore të mëdha të Sirisë Lindore dhe në veri të Irakut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore