Ambasadorja kineze në Shqipëri takon zv.guvernatorin e provincës Gansu të Kinës

2017-07-12 10:19:43 CRI Komenti juaj Printoni

Nga e diela deri të martën ndodhej për një vizitë në Shqipëri zv.guvernatori i provincës Gansu të Kinës Li Bin. Me këtë rast, ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yu e ftoi z. Li dhe delegacionin që ai kryesonte, për një vizitë në ambasadë, duke diskutuar lidhur me bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë në nivel pushteti vendor.

Vjet një delegacion i Bashkisë së Fierit, i kryesuar nga kryetari i kësaj Bashkie Armando Subashi, mori pjesë në edicionin e parë të Ekspozitës Kulturore Ndërkombëtare të Rrugës së Mëndafshit në Dunhuang të provincës Gansu, duke vendosur marrëdhënie shkëmbimesh miqësore me qytetin Lanzhou të kësaj province dhe duke arritur marrëveshje fillestare për bashkëpunim në fushën e mjekësisë tradicionale kineze.

Delegacioni i provincës Gansu e vizitoi qytetin e Fierit me ftesën e Bashkisë së këtij qyteti. Pjesëtarët e delegacionit diskutuan me kryetarin e bashkisë Armando Subashi për zhvillimin e mjekësisë kineze në Shqipëri. Të dy palët gjithashtu u shprehën që, mbi bazën e marrëdhënieve miqësore mes Fierit dhe Lanzhou-t, do të shfrytëzojnë potencialet e tyre, do të përdorin burimet përkatëse vendore, të zhvillojnë bashkëpunim në fushat e arsimit, kulturës, industrisë petrokimike etj., dhe do të forcojnë miqësinë midis të dy vendeve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore