Kinë-BE, nis raundi i 14-të i bisedimeve mbi investimet

2017-07-11 20:56:09 CRI Komenti juaj Printoni

Raundi i 14-të i bisedimeve mbi marrëveshjen e investimeve Kinë-BE nisi të martën në Bruksel.

Ministria kineze e Tregtisë njoftoi se gjatë bisedimeve 4-ditore, palët do të diskutojnë mbi përmbajtjet e marrëveshjes, duke u përpjekur për më shumë progres.

Mbi një muaj më parë, udhëheqësit nga dy palët arritën një konsensus të rëndësishëm gjatë takimit të 19-të, duke i quajtur bisedimet mbi investimet si "prioritet kryesor". Palët ritheksuan se do të shpejtojnë bisedimet nën frymën e bashkëpunimit pragmatik, për të arritur rezultate ambicioze dhe të ekuilibruara, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për investitorët nga dy palët.

Aktualisht, investimet reciproke janë bërë një nxitje e re e bashkëpunimit tregtar Kinë-Europë dhe investimet direkte të Kinës kanë mbuluar të gjitha vendet anëtare të BE-së. BE-ja është burimi i tretë i investimeve dhe burimi i parë i importit të teknologjisë.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2016 investimet jo-financiare të Kinës në BE arriten në 7.29 miliardë dollarë, duke u rritur me 1% në krahasim me një vit më parë. Ndërsa, BE-ja investoi 8.8 miliardë dollarë në Kinë, duke u rritur me 35.1%.(Zhan Dian)

Mrekulli