Video/"Diplomacia e pandave", Xi dhe Merkel prezantojnë dy "emisarët specialë" të Kinës në Berlin

2017-07-06 17:27:25 CRI Komenti juaj Printoni

"Diplomacia e pandave" angazhon dy ditë para samitit të G20-s, presidentin kinez Xi Jinping dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Të dy udhëheqësit inauguruan Kopshtin e Pandave në Berlin, një investim prej 10 milionë dollarësh për dy pandat gjigante, Meng Meng dhe Jiao Qing.

Ajo u zotua t'i mirëpresë dy "emisarët specialë" të Kinës në Berlin pasi i prezantoi në krah të presidentit Xi Jinping.

Presidenti Xi theksoi gjatë ceremonisë e Kina iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Gjermanisë për dy pandat. Ndërsa kancelarja Merkel i njohu të pranishmit me peshën e pandave në çastin e lindjes dhe peshën e tanishme dhe shtoi me të qeshur: "Tani ju e dini çdo gjë".

Vizita e Xi Jinping-ut në Gjermani vjen një muaj pas asaj të kryeministrit Li Keqiang.

Mrekulli
Lajmet Kryesore