Kina dhe Rusia bien dakord të forcojnë koordinimin ndërkombëtar

2017-07-04 18:06:20 CRI Komenti juaj Printoni

Presidentit kinez Xi Jinping që ndodhet për vizitë në Rusi takoi të hënën homologu rus Vladimir Putin. Ty dy udhëheqësit ranë dakord të forcojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe të shtojnë bashkërendimin mbi çështjen e Gadishullit Korean dhe çështje të tjera madhore.

Kina dhe Rusia janë partnerë gjithëpërfshirës strategjikë dhe është shumë e rëndësishme që ata të intensifikojnë komunikimin dhe koordinimin për trajtimin e çështjeve kryesore, tha presidenti Xi gjatë takimit kokë më kokë me Putinin në Kremlin.

Të dy palët duhet të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin fuqishëm njëri tjetrin për bashkimin e strategjive tyre të zhvillimit, mbrojtur sovranitetin, sigurinë kombëtare dhe interesat e zhvillimit, shtoi presidenti kinez.

Kina dhe Rusia gjithashtu duhet të shtojnë komunikimin dhe koordinimin në çështjet kryesore rajonale dhe globale dhe të nxisin paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në botë, shtoi Xi.

Nga ana e tij, presidenti Putin tha se pajtohet me shtimin e mbështetjes së ndërsjellë dhe forcimin e bashkërendimin mbi çështjet kryesore rajonale dhe globale.

Është e rëndësishme të rritet diplomacia e lartë shtetërore, e cila udhëheq dhe nxit zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, theksoi Putini.

Të dy liderët gjithashtu shkëmbyen mendime mbi çështjen e Gadishullit Korean dhe Sirinë dhe ranë dakord që së bashku të nxisin një zgjidhje nëpërmjet dialogut dhe negociatave.

Në lidhje me dislokimin e sistemit amerikan kundër raketave, Terminalit Mbrojtës të Lartësive të Mëdha (THAAD) në Korenë e Jugut, Xi dhe Putin thanë se ky veprim ka dëmtuar ekuilibrin strategjik në rajon.

Më herët, gjatë një interviste me mediat ruse, udhëheqësi kinez theksoi se instalimi i sistemit THAAD në Korenë e Jugut "ka dëmtuar edhe interesat e vendeve të tjera rajonale."

Ai nënvizoi se Pekini dhe Moska e "kundërshtojnë me forcë" dislokimin e sistemit dhe bëjnë thirrje për anulimin e programit.

Presidenti kinez paralajmëroi gjithashtu se "Kina dhe Rusia do të marrin masat e nevojshme, së bashku ose dhe veçmas, për të mbrojtur interesat e sigurisë rajonale dhe ekuilibrin strategjik," por nuk dha hollësi të tjera.

Nga ana tjetër, Xi Jinping rikujtoi propozimin e Kinës për zgjidhjen e çështjes koreane, që i bën thirrje Penianit për të pezulluar veprimtarinë e provave raketore dhe bërthamore, ndërsa Koresë së Jugut që të pezullojë të gjitha manovrat ushtarake me ShBA-në.

Në lidhje me luftën civile në Siri, presidenti Xi ritheksoi se zgjidhja politike është e vetmja rrugë dhe përgëzoi Rusinë për rolin e saj për të lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje.

Udhëheqësi kinez gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin kundër terrorizmit midis Pekinit dhe Moskës, ndërsa denoncoi standardet e dyfishta të përdorura nga fuqi perëndimore për të luftuar kundër terrorizmit.

Pas Rusisë, presidenti Xi do të vizitojë Gjermaninë për të marrë pjesë në samitin e udhëheqësve G20-s. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore