Europol jep sugjerime kundër virusit në internet

2017-06-29 09:59:40 CRI Komenti juaj Printoni

Europoli ka dhënë sugjerime për parandalimin e virusit të ri shantazhues në internet. Në njoftimin e botuar në website-n zyrtar të Europolit jepen 5 sugjerime: për shkarkimin e aplikacioneve dhe të sistemeve operative në versionin e fundit; rezervimin e të dhënave; instalimin e programeve të sigurisë; mospërdorimin e llogarisë së administratorit; mosklikimin e linkut ose bashkëngjitjeve, të dyshuara për virus.

Më 27 qershor, interneti në shumë vende të botës u sulmua nga virusi Petya, i cili u përhap më shpejt se virusi sulmues i muajit maj. Nga sulmi i fundit u prekën shumë vende europiane. (Jiang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore