Kina: Borxhet lokale janë nën kontroll

2017-06-29 09:47:12 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtoria shtetërore e Auditimit bëri të ditur se qeveria i kushton rëndësi të madhe menaxhimit të borxheve lokale dhe ka krijuar një sistem të rregullt financimi për qeverisjet lokale.

Të dhënat tregojnë që niveli i borxheve lokale në Kinë është nën kontroll dhe është konsoliduar prirja pozitive e ekonomisë kombëtare.

Sipas auditit të vitit të kaluar, qysh nga viti 2015 me rregullimin e kanaleve të kredimarrjes dhe kredidhënies për qeveritë lokale, letrat me vlerë janë burimi kryesor për marrje dhe dhënie kredish i qeverive lokale. Menaxhimi i kredive është bërë në mënyrë të rregullt dhe struktura po përmirësohet vazhdimisht.

Lidhur me ndërmarrjet shtetërore, meanxhimi i pronave shtetërore dhe reforma e ndërmarrjeve po thellohen dhe ndërmarrjet shtetërore kanë më shumë aftësi konkurruese dhe ndikime më të dukshme. (Jiang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli