Koreja e Veriut: Park, orkestruese e skenarit për vrasjen e Kim Jong Un

2017-06-29 09:45:38 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut njoftoi se ka vendosur masën e dënimit me vdekje për ata të përfshirët në një skenar për vrasjen e udhëheqësit suprem Kim Jong Un.

Autoritetet thanë se kanë lëshuar një urdhër arresti për ekzekutimin e ish-presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-hye.

Peniani gjithashtu kërkoi dorëzimin e menjëhershëm të Park-ut nga Koreja e Jugut dhe e paralajmëroi këtë të fundit se do të përballej me një "pasojë negative" në marrëdhëniet dypalëshe nëse Seuli refuzon kërkesën.

Koreja e Veriut bëri të ditur se Park nisi komplotin për të vrarë Kim Jong Un përmes një aksidenti me makinë ose tren.

Në prill, Peniani tha gjatë festimeve kombëtare se ka prishur një komplot për vrasjen e udhëheqësit të vendit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore