Kina kontinetale thirrje DPP-së të heqë dorë nga "pavarësia e Tajvanit"

2017-06-29 09:43:12 CRI Komenti juaj Printoni
Autoritetet e Kinës kontinentale i kanë bërë thirrje administratës aktuale tajvaneze të heqë dorë nga "pavarësia e Tajvanit" dhe të forcojë marrëdhëniet midis dy brigjeve të ngushticës.

Zëdhënësi i Zyrës për Çeshtjet e Tajvanit, të Këshillit të Shtetit të Kinës, Ma Xiaoguang tha në një deklaratë të shkurtër për shtyp se Partia Demokratike Progresiste e Tajvanit (DPP) nxit ndarjen, duke dëmtuar themelin politik për përparimin e marrëdhënieve paqësore midis dy brigjeve.

"Kjo parti që nga muaji maj ka ndërmarrë masa të shumta për të penguar shkëmbimet reciproke dhe bashkëpunimin dhe ka nxitur antagonizmin midis bashkatdhetarëve, në të dy anët e Ngushticës së Tajvanit. Njerëzit mund të pyesin se çfarë veprash të mira ka bërë kjo parti për popullin dhe çfarë veprimesh konkrete ka bërë vitet e fundit për bashkatdhetarët e pjesës kontinentale në Tajvan? Natyrisht përgjigja është: Asgjë!", tha zëdhënësi.

Ma ritheksoi domethënien e Konsensusit të vitit 1992, sipas të cilit pjesa kontinentale dhe Tajvani i përkasin një Kine. Shkëmbime të shëndetshme dhe të qëndrueshme midis dy brigjeve janë thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin shoqëror të ishullit të Tajvanit. Sipas raportimeve, administrata e Tajvanit po planifikon marrjen e masave për kufizimin e udhëtimeve të qytetarëve nga pjesa kontinentale e Kinës në Tajvan.

Ky vit shënon 30 vjetorin e shkëmbimeve njerëzore midis dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit. Zëdhënësi Ma theksoi se politikat e pjesës kontinentale janë reale, praktike dhe u përgjigjen thirrjeve të bashkatdhetarëve të Tajvanit, duke u zotuar se do të vazhdojnë të shërbejnë dhe të bëjnë vepra më të mira për ta. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore