Kryeministri Li nxit firmat e huaja të shtojnë investimet në Kinë

2017-06-29 09:13:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Li Keqiang tha se reforma e Kinës ka nevojë për pjesëmarrjen e kapitalit dhe kompanive të huaja, duke u zotuar për qasje më të lehtë në tregun kinez.

Ai i bëri komentet gjatë një takimi me krerë të biznesit nga bota në Takimin e 11-të Vjetor të Kampionëve të Rinj, i njohur edhe si sesioni i Davosit Verior i Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në qytetin bregdetar të Kinës, Dalian.

Shefi i qeverisë kineze tha se Kina mirëpret firmat e huaja të marrin pjesë në riorganizmin e korporatave në Kinë dhe do të ulë më tej pragun e shërbimeve për të nxitur motorë të rinj të rritjes.

Davosi Veror i këtij viti zhvillohet në një kohë kur ekonomia botërore është në rimëkëmbje e sipër por nuk është e qëndrueshme, prandaj kërkimi i masave efikase për shpejtimin e zhvillimit ekonomik është ende ndër preokupimet e përbashkëta të pjesëmarrësve. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore