Dalian, Davosi Veror fokusohet në novacionin teknologjik dhe zhvillimin e vazhdueshëm

2017-06-28 15:47:55 CRI Komenti juaj Printoni

U hap të martën në Dalian të Kinës Verilindore mbledhja e 11-të vjetore e Udhëheqësve të Rinj, pranë Forumit Botëror Ekonomik, që quhet edhe Davosi Veror 2017. Rreth temës "Realizimi i rritjes gjithëpërfshirëse në revolucionin e 4-t industrial", pjesëmarrësit do të diskutojnë për novacionin teknologjik dhe zhvillimin e vazhdueshëm në tre ditët e ardhshme.

Davosi Veror i këtij viti zhvillohet në një kohë kur ekonomia botërore është në rimëkëmbje e sipër por nuk është e qendrueshme, prandaj kërkimi i masave efikase për shpejtimin e zhvillimit ekonomik është ende ndër preokupimet e përbashkëta të pjesëmarrësve. Njëkohësisht, edhe "projekti kinez" pritet me interes nga komuniteti ndërkombëtar.

Në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes, kryetari i Forumit Botëror Ekonomik, Klaus Schwab tha se ekonomia kineze shfaq gjallëri dhe ka realizuar rritjen normale. Ai theksoi se ruajtja e rritjes ekonomike relativisht të shpejtë nga Kina do ta ndihmojë shumë ekonominë botërore. "Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se sivjet rritja ekonomike e Kinës do të jetë 6.7%, që përbën një nxitje të madhe për ekonominë botërore. Gjatë vitit të kaluar, Kina tregoi aftësinë e drejtimit të revolucionit të 4-t industrial. Një nga sekretet e rritjes ekonomike të Kinës është ''sipërmarrja dhe novacioni masiv'. Kina është bërë udhëheqëse në shumë fusha tekniko-shkencore, që janë kyçe për të ardhmen tonë."

Qysh nga viti 2007, Davosi Veror organizohet përkatësisht nga qytetet Dalian dhe Tianjin. Gjatë 10 vjetëve të kaluar, Davosi Veror zhvillohet në Kinë, duke u bërë një platformë e rëndësishme e nxitjes së zhvillimit ekonomik të qyteteve organizatuese dhe madje të mbarë rajonit.

Në këtë edicion të Davosit Veror, novacioni teknologjik shihet kudo. Në hyrje të Qendrës së Konferencës Ndërkombëtare të Dalianit, ku zhvillohet takimi, gjendet një dron i madh i prodhuar në Kinë. Ky mjet që mund të fluturojë vazhdimisht për gjysmë ore, ofron një mënyrë të re për transportin e shkurtër dhe të mesëm dhe i shfaq botës forcën tekniko-shkencore të Kinës.

Krahas dronit, edhe roboti është bërë tema e diskutimeve në këtë edicion të Davosit Veror. "Dizenjimi i robotit", "projektimi i robotit privat për të" dhe objekte të tjera provuese kanë tërhequr vëmendjen e shumë pjesëmarrësve.

"Zhvillimi i vazhdueshëm" është bërë fjala kyçe e zhvillimit të ekonomisë kineze vitet e fundit dhe gjithashtu një nga shprehjet që përdoret shpesh gjatë këtij edicioni të Davosit Veror. Zv/presidenti i Grupit "Veolia Environnement", Jean Tare është i mendimit se kyçi i realizimit të zhvillimit të vazhdueshëm është mbrojtja e mjedisit. "Për zhvillimin e vazhdueshëm të Tokës sonë, Kina do të luajë rol shumë të rëndësishëm. Në fakt, Kina ka luajtur rol të rëndësishëm, por duhet të forcohet më tej. Kina filloi zbatimin e një ligji shumë të rreptë të mbrojtjes së mjedisit, që do të jetë një faktor shumë pozitiv për nxitjen e zhvillimit." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore