Kina, progres në kontrollin e drogës

2017-06-27 10:18:44 CRI Komenti juaj Printoni

Autoriteti i Kinës për Kontrollin ndaj Drogës deklaroi se në vend janë trajtuar mbi 720 mijë raste të lidhura me drogën gjatë 5 viteve të fundit.

Mbi 530 mijë të dyshuar u arrestuan dhe u konfiskuan 370 tonë drogë të formave të ndryshme.

Zyra për kontrollin e drogës njoftoi se Kina ka qenë pjesë e 16 mijë operacioneve ndërkombëtare kundër drogës, duke arrestuar 19 mijë të dyshuar dhe konfiskuar disa tonë droge. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore