Gjykata Supreme riktheu pjesërisht në fuqi dekretin e Trumpit për emigrantët dhe refugjatët

2017-06-27 10:13:41 CRI Komenti juaj Printoni

Gjykata Supreme e SHBA-së riktheu pjesërisht dekretin e presidentit Donald Trump për emigrantët dhe refugjatët, për ta rishikuar atë në shtator.

Sipas dekretit, ndalohet përkohësisht hyrja në territorin e SHBA-së e shtetasve nga 6 vende myslimane, Siri, Libi, Iran, Sudan, Somali dhe Jemen, por nuk ndalon të huajt së nuk kanë qenë më parë në SHBA, që nuk kanë të afërm, biznese apo lidhje të tjera me këtë vend.

Në janar të këtij viti, presidenti Trump nënshkroi urdhërin e parë ekzekutiv mbi emigracionin, në të cilin kërkohej kufizimi i përkohshëm i refugjatëve nga mbarë bota si dhe e shtetasve nga Irani, Sudani, Siria, Libia, Somalia, Jemeni dhe Iraku të hynin në territorin amerikan. Ky urdhër ekzekutiv u hodh poshtë nga Gjykata Federale, por në mars u rihartua urdhëri, duke hequr Irakun nga lista e kufizimit. Përsëri ky urdhër ekzekutiv nuk u pranua nga Gjykata Federale dhe ajo e Apelit. Më pas Trump i kërkoi Gjykatës Supreme të rrëzonte vendimin e mëparshëm, për të rifilluar kufizimin ekzekutiv për emigratët dhe refugjatët.

Mrekulli
Lajmet Kryesore