Kina i bën thirrje Indisë të tërheqë ushtarët nga vija kufitare

2017-06-27 10:06:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është duke i bërë thirrje Indisë që të tërheqë menjëherë rojet e saj kufitare të cilët kanë kaluar në seksionin Sikkim të kufirit Kinë-Indi.

Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje qeverisë indiane për të nisur një hetim të plotë të kësaj çështjeje.

Pekini, tha se rojet e kufirit kanë hyrë në territorin kinez dhe kanë penguar aktivitetet normale të forcave kufitare kineze në zonën Donglang, ndërsa theksoi marrjen e kundërmasave.

Për arsye sigurie, Kina ka të shtyrë zbatimin e marrëveshjes për hyrjen e pelegrinëve indianë në Nathu La Pass.

Kina dhe India kanë arritur një konsensus për segmentin Sikkim në vijën kufitare, që kur India fitoi pavarësinë.

Më herët, ministria e mbrojtjes e Kinës tha se provokimi nga ana indiane ka shkelur konsensusin dhe marrëveshjet për çështjet e kufirit mes dy qeverive. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore