Myslimanët në veriperëndim të Kinës festojnë Fitër Bajramin

2017-06-27 10:04:34 CRI Komenti juaj Printoni

Myslimanët në mbarë pjesën veriperëndimore të Kinës festuan Fitër Bajramin, një festë që shënon përfundimin e Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit.

Ëmbëlsira tradicionale dhe fruta të thata shërbehen në çdo supermarket në Prefekturën Autonome Changji Hui të Xinjiang-ut.

Banori Shauketi Torsun tha se donte të ndante ushqime të shijshme me të afërmit e tij nga kombësia Han.

"Dua të blej disa ushqime për këtë festë dhe të ftoj në shtëpi disa nga të afërmit e mi nga kombësia Han për të festuar së bashku. Do të përgatis ushqimet më të mira për ta. Jemi si kokrrat e shegës që përqafohen fort së bashku."

Përveç ushqimit, mbledhjet familjare luajnë gjitashtu një rol shumë të rëndësishëm në këtë festë.

Në qytetin Xining, kryeqendrën e Qinghai-t, 73-vjeçari Ma Keming e festoi festën me fëmijët dhe mbesën e tij.

Ma tha se ka parë një sërë ndryshimesh që nga zhvillimi i shpejtë ekonomik e deri tek zhvillimi shoqëror në Qinghai.

"Tre breza të familjes sime janë te diplomuar. Im bir dhe ime mbesë kanë përfunduar studimet dhe punojnë në profesionin e tyre. Mund të shohim se si Partia Komuniste e Kinës dhe qeveria interesohen për pakicat kombëtare, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik."

Gjatë festës, shumë njerëz ndihmuan grupet që nuk kishin shumë mundësira.

Ushtarët në Urumqi e festuan festën me të moshuarit në në një qendër të komunitetit dhe shpërndanë të holla dhe ndihma të tjera për familjet e varfra.

Stafi që punonte në një fshat të qytetit Turpan vizitoi shtëpitë e të moshuarve pa familje, duke i ndihmuar ata në pastrimin e shtëpisë dhe duke i shoqëruar ata gjatë kësaj feste. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore