Britani, arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë së re

2017-06-27 10:03:42 CRI Komenti juaj Printoni

Partia Bashkimi Demokratik e Irlandës së Veriut arriti marrëveshjen me Konservatorët e Theresa May-t për të formuar qeverinë e re.

Partia e vogël nga Irlanda e Veriut do të shërbejë si mbrojtëse e qeverisë së May-t në parlament, në rast se ndonjë nga partitë e opozitës synon ta rrëzojë, si dhe mbështetje për të miratuar buxhetin.

Kryetarja e partisë Arlene Foster, u shpreh e gëzuar për arritjen e marrëveshjes, e cila pritet t'i shërbejë stabilitetit të vendit.

Në kuadër të marrëveshjes, Londra do të garantojë mbështetje financiare prej 1 miliardë paund, rreth 1.3 miliardë dollarë për dy vitet e ardhshme. Fondet do të përdoren për forcimin e ekonomisë së rajonit, ndërtimin e infrastrukturës, sistemin shëndetësor dhe arsimin.

Kryeministrja Theresa May e mirëpriti marrëveshjes dhe nënvizoi se të dy palët shpresojnë për prosperitet në mbarë vendin. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore