Kryeministri kinez takon kryeekzekutivin e Forumit të Davosit

2017-06-27 10:00:29 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kryeministri kinez, Li Keqiang u takua me themeluesin dhe kreun ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, Klaus Schwab. Takimi u zhvillua në qytetin verilindor të Kinës, Dalian kur nga 27 deri më 29 qershor do të zhvillohet Takimi Veror i Davosit.

Kreu i qeverisë kineze tha se të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë për përballjen e sfidave globale, ndër të cilat rimëkëmbja ekonomike dhe lehtësimi i tregtisë. Li u zotua se Kina do të vazhdojë të krijojë një mjedis të hapur dhe të favorshëm për përfitim të përbashkët.

Nga ana e tij, zoti Schwab vlerësoi politikat e qeverisë kineze, duke shtuar se Forumi Ekonomik Botëror dëshiron forcimin e bashkëpunimit me Kinën.

Gjatë takimit, kryeministri Li tha se takimi i sivjetëm i Davosit do të fokusohet në rritjen gjithëpërfshirëse në Revolucionin e 4-t Industrial, një shans që Kina përpiqet ta kapë ndërsa nxit reformën e saj në krahun e ofertës.

Ndërsa Davis Aikman, kryepërfaqësues i "Greater China" (Kina e Madhe) në këtë forum, shpjegoi çeshtjet kryesore të takimit.

"Takimi do të ndihmojë drejtuesit ekzekutivë kinezë për të përfituar nga perspektiva ndërkombëtare dhe të mendojnë për Revolucionin e 4-t Industrial, se si këto mund të ndikojnë tek ekonomia dhe bizneset e tyre. Kemi vënë re nga kërkimet tona se kompanitë kineze, tashmë në nivel global, janë më konkurruese në tregun vendës. Pra është përmirësuar jo vetëm gjendja e këtyre kompanive, por kjo ka nxitur më shumë dinamizmin dhe konkurrencën në tregun e brendshëm të Kinës", tha Aikman.

Sipas Aikman, në Forum do të paraqiten 200 diskutime lidhur me sfidat në fusha të ndryshme si inteligjenca artificiale dhe hendeku në rritjen e të ardhurave.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore