Britania zotohet të shtojë importet pa taksa nga vendet e varfra

2017-06-26 10:23:38 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria britanike u zotua të përmirësojë importin e mallrave nga vendet më të varfra të botës me politika pa taksa, midis tyre Bangladesh, Sierra Leone dhe Haiti.

Sipas kabinetit të kryeministres, Britania do të konsolidojë vendin e tanishëm në ekonominë botërore dhe do të përmbushë pretimin që vendet më të varfra të mund të eksportojnë mallra në Britani pa taksa, duke krijuar shanse të reja që mund të nxitin tregtinë mes këtyre vende dhe Britanisë.

Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare i Britanisë, Liam Fox, tha se kjo deklaratë është një angazhim i Britanisë për të ndihmuar vendet në zhvillim që të zhvillojnë ekonominë dhe të ulin varfërinë nëpërmjet tregtisë.

Sipas të dhënave, Britania importon çdo vit mallra me vlerë prej 20 miliardë paund (rreth 25,4 miliardë dollarë) nga 48 vende. Afërsisht gjysma e tekstileve dhe një e katërta e kafesë, fasuleve kakaos, bananeve dhe trëndafilave importohet nga këto vende. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore