Kolumbi: Mbytet anija me 150 pasagjerë në bord

2017-06-26 09:57:23 CRI Komenti juaj Printoni

Një anije udhëtimi me 150 pasagjerë në bord u mbyt pasditen e së dielës në një rezervuar, në veriperëndim të Kolumbisë. Ekipet e shpëtimit dhe autoritete vendore shkuan në rezervuarin Penol-Guatape për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit. Ende nuk është bërë i ditur numri i të mbyturve, ndërsa mësohet se anija "Admiral" i përkiste nivelit të 4-t. Drejtuesi i anijes ka thënë se ajo nuk u përplas, por thjesht u mbyt. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore