Shqipëria voton

2017-06-25 09:50:54 CRI Komenti juaj Printoni

3 milionë e 452 mijë shqiptarë me të drejtë vote votojnë të dielën e 25 qershorit për 2666 kandidatë për deputetë të 18 partive politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare.

Në mbarë vendin janë ngritur 5362 qendra votimi ndërsa zgjedhjet dhe mbarëvajtja e tyre do të vëzhgohen nga 5351 vëzhgues, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare. KQZ ka shpërndarë të gjitha materialet zgjedhore, nga KZAZ drejt qendrave të votimit, për sigurimin e të cilave do të angazhohen 7.040 punonjës policie. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore