Kina dhe Afganistani zotohen për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit

2017-06-25 09:47:04 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi dhe homologu i tij afgan Salahuddin Rabbani premtuan rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. Deklarata u bë gjatë vizitës së kreut të diplomacisë kineze në Afganistan.

Ndër të tjera ministri i jashtëm Wang Yi ritheksoi mbështetjen e Kinës për procesin e ripajtimit dhe të rindërtimit të Afganistanit dhe tha se pala kineze mirëpret pjesmarrjen e këtij vendi në nismën "Një brez, një rrugë".

Nga ana e tij, ministri i jashtëm Rabbani tha se Afganistani do të jetë aktiv në nismën "Një brez, një rrugë" dhe do të forcojë bashkëpunimin me Kinën në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë dhe elementet e "Lëvizjes Islamike të Turkistanin Lindor", në Afganistan. Ai vlerësoi rolin aktiv të Kinës në mbështjetjen e marrëdhënieve midis Afganistanit dhe Pakistanit.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore