Wang Yi shtjellon qëndrimin e Kinës për problemin e refugjatëve

2017-06-24 09:39:55 CRI Komenti juaj Printoni
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas takimit të premten në Liban me homologun e tij Gebran Bassil, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi paraqiti qëndrimin e Kinës për problemin e refugjatëve të Lindjes së Mesme.

Wang Yi u shpreh se për të zgjidhur problemin e refugjatëve të Lindjes së Mesme, duhet të shpejtohet së pari procesi i zgjidhjes politike të problemit të Sirisë.

"Trazirat dhe varfëria janë burimi i problemit të refugjatëve, prandaj duhet të përmirësohet niveli i jetesës së banorëve për të krijuar kushtet e nevojshme për kthimin e refugjatëve në atdhe", tha kreu i diplomacisë kineze.

Ai shtoi se për një kohë të gjatë, qeveria kineze ka dhënë ndihmën e duhur ndaj refugjatëve, brenda kornizës së OKB-së. Kina dëshiron të bëjë përpjekje së bashku me komunitetin ndërkombëtar për të nxitur kthimin e refugjatëve në shtëpi, tha Wang Yi. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore