Tiranë: Ambasadorja kineze takon kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë të Shqipërisë

2017-06-23 17:52:45 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja kineze në Tiranë Jiang Yu u takua të mërkurën me kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë Ines Muçostepa, duke diskutuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe nxitjen e marrëdhënieve eknomiko-tregtare dypalëshe. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe atasheu tregtar i Ambasadës kineze në Shqipëri Lian Gang.

Ambasadorja Jiang Yu u shpreh në takim se marrëdhëniet kino-shqiptare kanë vijuar zhvillimin e tyrë të shëndetshëm. Shkëmbimet ekonomiko-tregtare dypalëshe janë thelluar në mënyrë të pandërprerë. Kohët e fundit, delegacioni i Ambasadës kineze ka vizituar Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës, Shoqatën "BusinessAlbania" etj., duke zhvilluar bisedime konstruktive lidhur me forcimin e lidhjeve mes kompanive të të dy vendeve dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dypalësh etj., dhe duke arritur një sërë konsensusesh të rëndësishme.

Znj. Jiang theksoi gjithashtu se kompanitë janë subjektet më të rëndësishme të tregut. Bashkëpunimi praktike mes kompanive të të dy vendeve luan rol nxitës në prirjen e mirë të zhvillimit të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare kino-shqiptare. Vitet e fundit, kompanitë kineze dhe ato shqiptare kanë qenë pjesëmarrëse aktive në ekspozitat dhe panairet e organizuara përkatësisht në Shqipëri dhe Kinë, duke treguar një dëshirë më të fortë për bashkëpunim. Ditët e fundit, grupi më i madh i tekstileve në Kinë po heton tregun shqiptar dhe po bisedon me shoqatat dhe kompanitë përkatëse, duke hedhur një bazë bashkëpunimi.

Ambasadorja kineze vërejti gjithashtu se Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë përfaqëson interesat e kompanive shqiptare dhe mbart aspiratën e këtyre kompanive për zhvillimin e bashkëpunimit. Ambasada kineze dëshiron të krijojë një mekanizëm më të ngushtë kontakti me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, për të nxitur shkëmbimet mes kompanive të të dy vendeve dhe për të forcuar bashkëpunimin konkret mes tyre.

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë Ines Muçostepa u shpreh nga ana e saj se në prill të këtij viti, zv.kryeministri i Kinës Zhang Gaoli bëri një vizitë në Shqipëri, duke arritur konsensus të rëndësishëm me udhëheqësit shqiptarë për nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomiko-tregtar. Autoritetet shqiptare po merren aktivisht me ngritjen e komisionit të ri të përbashkët ekonomiko-tregtar, duke shpresuar se ky mekanizëm i rëndësishëm dypalësh do të krijojë një mjedis më të mirë për shkëmbimet dhe bashkëpunimin mes kompanive të dy vendeve.

Znj. Muçostepa shprehu gjithashtu mirëpritjen për hetimin e tregut shqiptar nga kompanitë kineze të propozuara nga Ambasada kineze dhe për formimin e platformës së bashkëpunimit mes kompanive të dy vendeve. Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë dëshiron forcimin e mëtejshëm të komunikimit me Ambasadën kineze dhe përkrah me të gjitha forca shkëmbimet e ndërsjella mes kompanive të të dy vendeve dhe bashkëpunimin konkret mes tyre. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore