Qeveria japoneze rrit vlerësim e përgjithshëm ekonomik

2017-06-23 10:14:31 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria japoneze ka përmirësuar vlerësimin e përgjithshëm të ekonomisë për herë të parë në gjashtë muaj, për shkak të një përmirësimi gradual të konsumit privat dhe shpenzimeve kapitale.

Në raportin e saj mujor ekonomik, Zyra e Kabinetit të kryeministrit deklaroi, se "ekonomia japoneze po përjeton një rimëkëmbje të moderuar", duke vendosur të anashkalojë një referencë të mëparshme për "përmirësimin e vonuar".

Kjo është hera e parë që nga dhjetori i viti 2016 që ekzekutivi japonez rrit vlerësim ekonomik. Qeveria thekson gjithashtu se shkak për rritjen e këtij vlerësimi janë investimet në infrastrukturën publike, ndërtimin e banesave dhe shpenzimeve publike. Përveç eksporteve të mira dhe përfitimeve të ndërmarrjeve, konsumi privat ka ndihmuar për rimëkëmbjen ekonomike.

Raporti parashikon përmirësimin e tregut të punës dhe të të ardhurave dhe thekson se bashkë me politikat e shumëllojshme, rritja e ekonomisë mund të vazhdojë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore