BE, forcim shkëmbimit të informacionit e luftës kundër terrorizmit në internet

2017-06-23 10:10:38 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk‎ u shpreh të enjten se në Forumin e BE-së të nisur po atë ditë në Bruksel, liderët e vendeve anëtare kanë arritur konsensus për forcimin e shkëmbimit të informacionit dhe të luftës kundër terrorizmit në internet.

Tusk u shpreh në një konferencë shtypi se terrorizmi vazhdon të mbetet kërcënimi më i rëndë për sigurinë në Europë. Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për shkëmbimin e informacionit kufitar, për të penguar kthimin e terroristëve nga Lindja e Mesme në Europë.

Presidenti i Këshillit Europian theksoi se liderët e BE-së vendosën gjithashtu të forcojnë bashkëpunimin në fushën e internetit për të goditur terrorizmin. BE-ja u bën thirrje mediave sociale të marrin masat e duhura për të parandaluar përhapjen në internet të përmbajtjeve që nxitin terrorizmin. Tusk shtoi se, nëse është e nevojshme, BE-ja është e gatshme të marrë masat ligjore për këtë qëllim.

Në Forumin dyditor të BE-së do të diskutohet kryesisht për luftën kundër terrorizmit, largimin e Britanisë nga Unioni, krizën e refugjatëve dhe çështje ekonomike-tregtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore