BE-ja vendos unanimisht zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë

2017-06-23 10:02:04 CRI Komenti juaj Printoni

 

Krerët e Bashkimit Europian miratuan të enjten zgjatjen me gjashtë muaj të sanksioneve të rënda ekonomike që Brukseli i ka vendosur Rusisë për rolin e saj në konfliktin ukrainas, njoftoi presidenti i Këshillit, Donald Tusk.

Këto sanksione të vendosura që në verën e vitit 2014, e që shënjestrojnë kryesisht bankat dhe sipërmarrjet ruse në sektorin e mbrojtjes, përfundojnë në fund të muajit korrik.

"Marrëveshje. BE-ja do të zgjasë sanksionet ekonomike kundër Rusisë sepse ajo nuk po zbaton mjaftueshëm marrëveshjet e Minskut," njoftoi Tusk.

Para se të heqin sanksionet, europianët kërkojnë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në Minsk në vitin 2015, me qëllim vendosjen e një armëpushimi të gjithanshëm në lindje të Ukrainës. Deri tani marrëveshjet nuk kanë mundësuar që t'i jepet fund konfliktit që ka shkaktuar mbi 10 mijë viktima në tre vjet. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore