Berlini miraton përgjimin e mesazheve të koduara të "WhatsApp" dhe "Skype"

2017-06-23 10:00:01 CRI Komenti juaj Printoni
Gjermania miratoi të enjten një ligj të shumë kritikuar për sigurinë, i cili u mundëson autoriteteve që të përgjojnë përmbajtjen e mesazheve të koduara në aplikacionet "WhatsApp" dhe "Skype".

Përballë një vale sulmesh xhihadiste në Europë, deputetët votuan ligjin që përforcon efikasitetin e procedurave penale.

Hetuesit gjermane tashmë mund të kontrollojnë përmbajtjet e telefonave celularë dhe kompjuterëve të personave të ndryshëm si dhe mund të kenë qasje në mesazhet e koduara të aplikacioneve shumë popullore "WhatsApp" dhe "Skype".

Deri tani mjetet e përgjimit nuk ishin lejuar nga Gjykata Kushtetuese gjermane, përveç rasteve të luftës kundër terrorizmit. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore