Londinezja e produkteve luksoze Farfetch, marrëveshje prej 397 milionë USD me kinezen JD.com

2017-06-23 09:57:17 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike JD.com ka investuar rreth 400 milionë dollarë në Farfetch, një uebsajt me seli në Londër që shet produkte luksoze.

Investimi është pjesë e një strategjie të re midis dy kompanive.

Marrëveshja përfshin që themeluesi i JD.com dhe drejtori ekzekutiv Richard Liu të marrë një vend në bordin drejtues të Farfetch.

Nga ana tjetër, Farfetch do të ketë qasje në disa burime të JD.com, që përfshin rrjetin logjistik, kapacitetet e shërbimeve financiare në internet si dhe do të bashkëpunojë me platformën e medias shoqërore kineze WeChat.

Kina është tregu i dytë më i madhe i Farfetch-ut, tre vjet pasi shërbimet e tij u hapën ndaj blerësve nga Kina. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore