Filipinet, Indonezia e Malajzia, bashkëpunim në luftën kundër IS-it

2017-06-23 09:54:04 CRI Komenti juaj Printoni

Filipinet, Indonezia dhe Malajzia janë zotuar të enjten të forcojnë goditjen e militantëve të Shtetit Islamik në Azinë Juglindore.

Ministrat e Jashtëm të të tre vendeve e bënë njoftimin në një takim trepalësh në Manila për përmirësimin e sigurisë rajonale.

Sekretari i Jashtëm i Filipineve Alan Peter Cayetano bëri thirrje për më shumë bashkëpunim për të përballuar kërcënimet dhe sfidat:

"Ministrat ritheksuan mendimin e tyre të përbashkët se suksesi në trajtimin efektiv të kërcënimeve ndërkufitare mund të arrihet vetëm nëpërmjet zhvillimit të duhur të strategjive dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë e zbulimit në shkallë rajonale".

Të tre vendet u angazhuan të bashkëpunojnë për të zbatuar masat dhe strategjitë kundër terrorizmit.

Masat përfshijnë ndalimin e qarkullimit të fondeve e armëve për celulat terroriste në rajon dhe të përhapjes së përmbajtjeve lidhur me terrorizmin e çdo forme.

Ministrat diskutuan gjithashtu për një plan veprimi kundër përpjekjeve të militantëve të IS-it për të krijuar një bazë në rajon, duke përfshirë krijimin e një trupe të specializuar dhe trajnimin e agjencive të zbatimit të ligjit.

Filipinet, Indonezia dhe Malajzia theksuan gjithashtu nevojën për të luftuar shkaqet që krijojnë kushtet për lindjen e ekstremizmit, të tilla si droga, varfëria, krimi dhe padrejtësia shoqërore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore