MJR: Rusia po përgatit "kundërpërgjigjen e ndërsjellë" nga sanksioneve të ShBA-së

2017-06-23 09:52:33 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia njoftoi se po përgatitet për t'iu kundërpërgjigjur sanksioneve të reja nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë (MJR) Maria Zakharova u shpreh të enjten se kundërpërgjigjja ndaj sanksioneve tradicionalisht është reciproke, duke shtuar se masat janë në fazën e hartimit.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione shtesë ndaj Rusisë lidhur me ndërhyrjen e dyshuar ruse në Ukrainë, duke përfshirë 38 individë e subjekte të lidhura me Ukrainën, si dhe dy zyrtarë të qeverisë ruse.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov bëri të ditur të mërkurën se ka anuluar takimin me homologun e vet amerikan Thomas Shannon në Shën-Petërburg.

Megjithatë, Zakharova tha se anulimi i takimit nuk ishte përgjigja përfundimtare ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë që nga viti 2014, lidhur me aneksimin e Krimesë dhe përfshirjen e pretenduar të Rusisë në Ukrainën Jugore.

Rusia është përgjigjur me kundërmasa, si mohimi i hyrjes në vend për shumë zyrtarë dhe ndalimi i importit të disa mallrave.

Mrekulli
Lajmet Kryesore