Kina: 10+3, shans për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

2017-06-23 19:38:14 CRI Komenti juaj Printoni

Pala kineze i ksuhton shumë rëndësi bashkëpunimit "10+3" mes vendeve të ASEAN-it dhe Kinë-Japoni-Kore e Jugut, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang. Ai shtoi se bashkëpunimi "10+3" është një kanal kryesor bashkëpunimi në Azinë Lindore dhe një platformë e rëndësishme për integrimin ekonomik të Azisë Lindore.

"Në vitin 1997, vendet e Azisë Lindore u përballën me sfidë financiare, duke nisur mekanizimin e bashkëpunimit '10+3', i cili, pas dy krizave financiare, u shndërrua në një nga platformat më të përsosura e me arritjet më të dukshme në mbarë Azinë. Bashkëpunimi '10+3' ka sjellë interesa konkrete për popujt e rajonit, ka nxitur bashkëpunim rajonal dhe ka luajtur rol të rëndësishëm për promovimin e Azisë Lindore si një motor i ekonomisë botërore. Tani, është rritur prirja e anti-globalizimit dhe nën gjendjen e sfidave ndaj procesit të integrimit rajonal, thellimi i bashkëpunimit '10+3' ka një rëndësi shumë të madhe praktike," tha Geng Shuang në një konferencë për shtyp në Pekin.

Me rastin e 20-vjetorit të bashkëpunimit "10+3", Forumi i 15-të i Azisë Lindore do të zhvillohet në Hunan të Kinës Jugore nga 29 qershori deri më 1 korrik, ku përfaqësuesit e vendeve të ASEAN-it, Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut do të zhvillojnë bisedime nën temën "20 vjetori i '10+3', përparim për integrim ekonomik në Azinë Lindore". (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore