Rusia gjurmon 14 avionë të huaj në afërsi të kufijve

2017-06-23 18:50:20 CRI Komenti juaj Printoni

Avionët rus gjurmuan javën e kaluar 14 avionë të huaj në afërsi të kufijve, shkruhet të premten në gazetën "Krasnaya Zvezda".

Sipas raportit, një total prej 23 fluturimesh zbulimi u kryen në afërsi të kufirit rus javën e kaluar nga avionë të shtatë vendeve.

Mes tyre, 10 fluturime ishin nga avionë të SHBA-së të tipit "PC-135" dhe "RQ-4B". Katër fluturime u kryen nga avionë norvegjezë "P-3 Orions" dhe tre nga avionë të forcës ajrore suedeze.

Avionët e forcës britanike dhe franceze u zbuluan nga forcat ajrore ruse javën e kaluar si dhe avionë portugezë dhe japonezë u shfaqën gjithashtu në afërsi të kufijve të jashtëm të Rusisë.

Një numër incidentesh kanë ndodhur mes Rusisë dhe NATO-s qysh prej vitit 2014, kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit u përkeqësuan nga konflikti ukrainas.

Më 21 qershor, një F16-të i NATO-s i është afruar avionit me të cilin po udhëtonte ministri i Brendshëm rus, Sergei Shoigu.

Kjo ka nxitur reagimin e një bombarduesi rus Su-27, që u pozicionua mes dy mjeteve fluturuese, duke treguar armët e duke detyruar tërheqjen e avionit të aleancës.

Mediat ruse pretendojnë se incidenti ndodhi në hapësirë ajrore ndërkombëtare, mbi detin Balltik, kur Shoigu po fluturonte në enklavën ruse të Kaliningradit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore