Kinë: Shitja me pakicë në internet, mbi 3 trilionë juanë në gjashtë muaj

2017-06-22 10:20:31 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë gjashtë muajve që nga dhjetori i vjetshëm deri në maj të këtij viti, vëllimi i shitjes me pakicë në internet në Kinë ka arritur 3 trilionë juanë, duke e kaluar shumën e përgjithshme të të gjithë vitit 2014 dhe duke shënuar rekord.

Sipas "Raportit gjashtëmujor mbi biznesin elektronik 2017" të publikuar nga Akademia e Shkencave Shoqërore e Kinës, në tremujorin e parë të këtij viti, vëllimi i blerjes në internet në Kinë ishte dyfish më shumë se në ShBA. Tregu kinez i shitjes me pakicë në internet është numri 1 në botë për shumë vjet me radhë. Vitin e kaluar, vëllimi i tregtisë elektronike në Kinë zuri mbi 1/3 e vëllimit të përgjithshëm global. Ndërkohë, përqindja e vëllimit të shitjes me pakicë në internet në vëllimin e përgjithshëm të shitjes me pakicë në Kinë është shumë më e madhe se mesatarja botërore dhe më e madhe se në Europë e Amerikën Veriore dhe ka ardhur duke u rritur.

Nga ky raport del gjithashtu se, ndër artikujt e shitjes me pakicë në internetit, rritje më të madhe kanë produktet shëndetësore, librat, produktet audiovizive dhe ato të veprimtarive në natyrë. Një gjë e tillë tregon se, krahas kërkesave tradicionale për ushqime dhe veshmbathje, kinezët po tregojnë gjithnjë e më shumë vëmendje për ngritjen e cilësisë së jetës së tyre. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore