Ukrainë, armëpushim i ri në rajonet separatiste të lindjes

2017-06-22 10:07:23 CRI Komenti juaj Printoni
Armëpushimi i ri mes rebelëve prorusë dhe forcave ukrainase në lindje të Ukrainës do të hyjë në fuqi më 24 qershor, njoftuan të mërkurën autoritetet separatiste.

"Ky vendim u mor në Minsk gjatë një takimi të grupit të kontaktit për Ukrainën me përfaqësuesit e rebelëve," theksoi Viktoria Talakina, zëdhënëse e shefit separatist, Denis Pouchiline.

Armëpushimi do të fillojë nga ora vendore 00:00 e 24 qershorit në lindje të Ukrainës dhe do t'u mundësojë banorëve të mbledhin prodhimet bujqësore. Armëpushimi do të zgjasë deri më 31 gusht. Ky vendim u konfirmua nga autoritetet ukrainase.

Mes forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës janë vendosur shumë armëpushime, si me rastin e Vitit të Ri, fillimit të vitit shkollor, por deri tani pa arritur ndërprerjen e përhershme të luftimeve. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore