Korporata kineze përfundon blerjen e aksioneve të shpërndarësit grek të energjisë

2017-06-22 10:06:38 CRI Komenti juaj Printoni

Korporata kineze "State Grid" bën të ditur se ka përfunduar blerjen e 24 për qind të aksioneve të operatorit grek të shpërndarjes së energjisë ADMIE.

Marrëveshja me vlerë 320 milion euro u nënshkrua tetorin e kaluar.

ADMIE, e cila operon rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në mbarë Greqinë, është e integruar me rrjetet e shumë vendeve të tjera evropiane.

"State Grid" thotë se personeli i tij do të marrë një numër pozicionesh kyçe në kompaninë greke, duke përfshirë postet e kryezyrtarit ekzekutiv dhe kryezyrtarit të financave.

"State Grid" tashmë zotëron aksione në operatorët e shpërndarjes së energjisë elektrike në shtatë vende, duke përfshirë Portugalinë, Italinë dhe Australinë.

Pasuritë e saj jashtë vendin arrijnë një vlerë rreth 57 miliardë dollarë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore