SmartWings fluturon direkt nga Praga në Tiranë

2017-06-22 10:05:18 CRI Komenti juaj Printoni
Tirana dhe Praga do të lidhen drejtpërdrejt në rrugë ajrore gjatë këtij sezoni turistik, pasi midis dy kryeqyteteve do të ketë dy fluturime në javë deri në fund të shatorit.

Sipas burimeve zyrtare të Tirana Airport Partners, kompania më e madhe ajrore çeke, Travel Service, do të kryejë udhëtime të rregullta nën markën e SmartWings. Do të ketë dy fluturime direkte në javë, të hënën dhe të enjten deri në fund të muajit shtator.

Shqipëria është kthyer në një vend shumë popullor për turistët çekë. Në vitin 2016 rreth 14.000 çekë e vizituan vendin, shumë prej të cilëve udhëtojnë individualisht për të zbuluar jo vetëm bregdetin, por edhe malet shqiptare.

Autoritetet, thonë se qëllimi i përbashkët është vendosja e udhëtimeve të rregullta nga Praga në Tiranë dhe anasjelltas gjatë gjithë vitit. Lidhja direkte do të kontribuojë edhe në rritjen e numrit të vizitorëve shqiptarë në Republikën Çeke. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore