Kina: Japonia të bëjë edukim të drejtë mbi ishujt Diaoyu

2017-06-22 20:37:11 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang tha në një konferencë shtypi se ishujt Diaoyu janë territore të pandashme të Kinës qysh nga lashtësia. Kina i bën përsëri thirrje Japonisë ta shohë drejt historisë dhe të respektojë dhe edukojë të rinjtë me pikëpamje të drejta historike.

Mediat njoftuan se qeveria japoneze ka hedhur idenë tek nxënësit e shkollave fillore dhe të nivelit të mesëm se ishujt Diaoyu janë territore të Japonisë.

Lidhur me këtë, Geng Shuang rideklaroi:

"Vendosmëria dhe vullneti i qeverisë kineze për mbrojtjen e sovranitetit territorial të ishujve Diaoyu janë të forta. Pavarësisht mendimeve të Japonisë, fakti që ishujt Diaoyu janë pjesë e pandashme e Kinës nuk do të ndryshojë. Ne i bëjmë përsëri thirrje Japonisë të respektojë historinë dhe faktet, të ndalë provokimet dhe ta edukojë brezin e ri me pikëpamje të drejta historike, për të mos thelluar krisjen në marrëdhëniet dypalëshe." (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore