Froni saudit, Kina uron Princin e ri të kurorës

2017-06-22 19:53:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kina uroi Princin e ri të kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang tha se stabiliteti dhe zhvillimi i Arabisë Saudite i shërben interesave të përbashkëta të rajonit dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Geng theksoi se Kina do të punojë me Arabinë Saudite për nxitjen zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Mbreti saudit King Salman shpalli të mërkurën se i biri i tij princi Mohammed bin Salman do të jetë Princi i ri Kurorës, duke zëvendësuar princin Mohammed bin Nayef.

Dekreti i monarkut do të thotë se, 31-vjeçari Mohammed bin Salman do të bëhet zëvendëskryeministër, duke e ruajtur njëkohësisht edhe postin e ministrit të Mbrojtjes. 57-vjeçari bin Nayef është shkarkuar sakaq nga detyra e shefit të Sigurisë së Brendshme. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore