Mbretëresha Elizabetë: Plani i qeverisë së re siguron stabilitet pas "Brexit"

2017-06-22 18:37:18 CRI Komenti juaj Printoni

Mbretëresha britanike Elizabeta II shpalli të mërkurën në Parlamentin britanik planin e qeverisë së re britanike të drejtuar nga Theresa May. Duke folur në ceremoninë e hapjes së Parlamentit, ajo tha se ky plan do të sigurojë një "Brexit" të qetë e pa probleme dhe stabilitetin pas këtij procesi.

Në fjalimin e saj, Mbretëresha bëri të njohur planin për dy vjetët e ardhshëm, një pjesë e të cilit ishte e lidhur me "Brexit"-in.

"Prioriteti i punës së qeverisë britanike është që të sigurojë që Britania dhe BE-ja të arrijnë një "marrëveshje më të mirë".

Qeveria është e angazhuar për të punuar me Parlamentin, bizneset dhe të gjithë faktorët për të ndërtuar konsensusin më të gjerë të mundshëm për të ardhmen e vendit jashtë Bashkimit Europian."

Fjalimi i monarkes përcaktoi propozimet për 8 projektligje të nevojshme për një "Brexit" të suksesshëm, përfshi emigracionin dhe marrëveshjet tregtare.

Megjithatë, ajo shtoi se qeveria do të kërkojë të ruajë një partneritet të veçantë me aleatët europianë dhe të krijojë marrëdhënie të reja në të gjithë globin.

Për çështjen e anti-terrorizmit, qeveria do të krijojë një komision të ri për të luftuar ekstremizmin dhe për të shuar ideologjinë ekstremiste në të gjitha format e saj. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore