Fondi i Zhvillimit Kinë-Afrikë shënon 10-vjetorin e krijimit

2017-06-22 17:21:05 CRI Komenti juaj Printoni

Fondi i Zhvillimit Kinë-Afrikë, fondi i parë i Kinës për investimet në Afrikë, shënoi 10-vjetorin e krijimit.

Në një intervistë për CRI-në, kreu i fondit, Chi Jianxin, tha se ky fond ka shërbyer jo vetëm për shtimin e investimeve kineze në Afrikë, por edhe por edhe për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm në kontinentin afrikan.

"Kemi ndihmuar shumë kompani kineze në sektorin e pajisjeve të prodhimit që të investojnë në Afrikë. Kjo ka shtuar bashkëpunimin tonë tregtar dhe ekonomik me vendet afrikane. Bashkëpunimi dhe investimet tona nxiti gjithashtu zhvillimin shoqëroro-ekonomik lokal, përmirësimin e të ardhurave nga taksat dhe eksportet."

Chi Jianxin tha se nga shifrat fondi ka investuar 4.3 miliardë dollarë amerikanë në 36 vende afrikane, duke mbuluar 90 projekte në infrastrukturë, bujqësi dhe mirëqënie.

Ai shtoi se projekti i termocentralit në Ganë ka ndihmuar në furnizimin me 20 për qind të kërkesave për energji në vend dhe projektet e pambukut në Malaui, Mozambik dhe Zambia kanë hapur mbi 200 mijë vende pune për banorët vendës.

"Projektet e bashkëpunimit Kinë-Afrikë përputhen me Nismën "Një brez, një rrugë". Kjo nismë do të ndihmojë në eksportimin e prodhimeve afrikane drejt vendeve të tjera përgjatë rrugës. Ajo do të ndihmojë gjithashtu në zgjerimin e tregut afrikan. Prandaj, mendoj se 'Brezi dhe Rruga si dhe Fondi i Zhvillimit Kinë-Afrikë janë shumë të rëndësishëm."

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore