BRICS, takimi i ministrave të Tregtisë zhvillohet në Shangai

2017-06-22 17:20:21 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Sun Jiwen tha të enjten se më datat 1 dhe 2 gusht, Ministria e Tregtisë do të organizojë Mbledhjen e 7-të të ministrave të Tregtisë të vendeve të BRICS-it në Shangai.

Ai bëri të ditur se kjo mbledhje bëhet për të bërë përgatitjet e duhura për Takimin e 9-të të liderëve të vendeve të BRICS-it në Xiamen.

"Ne shpresojmë që përmes kësaj mbledhje ministrash, Kina dhe palët e tjera të bien dakord mbi lehtësirat në fushën e tregtis, të investimeve, në sektorin e shërbimeve, në biznesin elektronike, pronën intelektuale dhe bashkëpunim teknologjik, për të sjellë energji të reja dhe për nxitur bashkëpunimin mes vendeve të BRICS-it me një sistem të plotë," tha Sun Jiwen.

Tani, bashkëpunimi i vendeve të BRICS-it është bërë një shembull për bashkëpunim mes ekonomive të reja dhe vendeve në zhvillim. Gjatë 10 vjetëve të bashkëpunimit, niveli i përgjithshëm ekonomik i BRICS-it është rritur në 23% nga 12%. Vëllimi total i tregtisë është rritur në 16% nga 11% dhe investimet e huaja u rritën 12% nga 7%. Këto shifra tregojnë që vendet e BRICS-it kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për rritjen e ekonomisë botërore.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore