OKB-ja, thirrje për bashkëpunim përballë problemit të refugjatëve

2017-06-21 10:25:49 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e 20 qershorit, Ditës Botërore të Refugjatëve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit të refugjatëve dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre, duke nxitur zgjidhjen e krizës me mjete politike. Ai u kërkoi veçanërisht vendeve të zhvilluara të marrin përsipër më shumë detyrime dhe të japin më shumë mbështetje.

Në një konferencë shtypi në selinë e OKB-së në Nju-Jork, Guterresi tha se vitet e fundit janë shtuar gjithnjë e më shumë rastet kur vendet e zhvilluara kanë mbyllur kufirin për refugjatët, nuk i kanë pranuar refugjatët dhe madje i kanë akuzuar ata për lidhje me sulmet terroriste. Kreu i OKB-së vuri në dukje se vendet në zhvillim kanë pritur 80 % të refugjatëve në mbarë botën dhe u bëri thirrje vendeve të zhvilluara të japin më shumë fonde ndihme për refugjatët. Ai po ashtu u kërkoi vendeve që presin refugjatë që të shtojnë numrin e pranimit të refugjatëve.

Guterresi theksoi gjithashtu se, bashkë me të drejtat, refugjatët dhe emigrantët duhet të marrin përsipër edhe detyrimet, të respektojnë ligjin e vendeve ku ndodhen dhe të përpiqen të integrohen në shoqërinë vendëse.

Në raportin e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët të publikuar të hënën, vihet në dukje se, deri në fund të vitit 2016, numri i refugjatëve dhe të pastrehëve në mbarë botën arriti në 65.6 milionë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore