Kina, e angazhuar për një tjetër dekadë të artë me BRICS

2017-06-19 20:00:00 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze u zotuan se do të punojnë së bashku me vendet e tjera anëtare të BRICS-it për paqen dhe prosperitetin botëror.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i bëri komentet në kuadër të takimit me homologët e tij nga Brazili, Rusia, India dhe Afrika e Jugut.

Wang Yi tha se Kina është e gatshme për një tjetër dekadë të artë mes vendeve të BRICS-it.

Kina tani mban presidencën e radhës së grupit.

Qysh prej krijimit 10 vjet më parë, Wang Yi nënvizoi se pesë vendet kanë kontribuar në gjysmën e rritjes së përgjithshme të ekonomisë botërore.

Ai shtoi se grupi i BRICS-it ka luajtur gjithashtu një rol edhe më të madh për veten brenda Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore