Ambasadori kinez në Australi: Të pabaza pohimet e fundit

2017-06-19 19:59:13 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori kinez në Australi Cheng Jingye tha se pohimet e fundit rreth ndikimit kinez në politikën australiane janë të pabaza.

Disa medie lokale kanë raportuar se tri partitë më të mëdha politike në Australi kanë pranuar donacione nga dy biznesmenë kinezë.

Ambasadori Cheng Jingye nënvizoi se këto raportime janë vetëm pretendime të pabaza.

Cheng shtoi se stafi mediatik i këtyre raportimeve "ka një imagjinatë tepër të zhvilluar".

Komentet erdhën pas etiketimit të Kinës nga kryeministri australian Malcolm Turnbull si një 'frenemy' (një lidhje e fjalëve të shkurtuara mik dhe armik) gjatë një veprimtarie publike në Sydney.

Muajin e kaluar, Turnbull mbajti një fjalim të rëndësishëm në samitin e sigurisë Shangri La në Singapor për të paralajmëruar Kinën kundër ngacmimit të fqinjëve të saj më të vegjël.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Australisë Julie Bishop theksoi se lidhjet shoqërore dhe ekonomike mes Australisë dhe Kinës janë të forta dhe në rritje. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore