Xi Jinping: BRICS-i drejt një tjetër dekade të artë

2017-06-19 19:58:31 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të hënën në Pekin me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergey Lavrov, ministren e Jashtme të Afrikës së Jugut Maite Nkoana-Mashabane, ministrin e Jashtëm i Brazilit Aloysio Nunes dhe ministrin e Jashtëm të Indisë, Vijay Kumar Singh.

Xi Jinping u shpreh se sistemi i bashkëpunimit të BRICS-it ka mbyllur tashmë një kapitull prej një dekade. Në dekadën e re, tha ai, duhet të shtojmë bashkëpunimin, komunikimin dhe koordinimin për të ndërtuar harmoninë e përbashkët si dhe të veprojmë në përputhje me normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe parimet e multilateralizmit.

Ai shtoi se përsa kohë vendet anëtare do të punojnë në të njëjtin drejtim, bashkëpunimi i BRICS-it do të ketë progres të vazhdueshëm dhe do të shkojë drejt dekadës së dytë të artë.

Xi uroi zhvillimin e mbarë të Takimit të ministrave të vendeve të BRICS-it, duke falënderuar edhe mbështetjen e vendeve të ndryshme për vendin që mban kryesinë e radhës.

" Mirë se vini në Pekin për të marrë pjesë në Takimin e ministrave të jashtëm të BRICS-it. Nën kushtet e një gjendje aktuale të ndërlikuar, vendet e BRICS-it duhet të ngrenë zërin. Sistemi i bashkëpunimit të BRICS-it ka zgjatuar për një dekadë, por BRICS-i nuk vyshket. Përpara na pret një tjetër dekadë e artë, duhet të kemi shpresë dhe besim."

Xi Jinping nënvizoi se vendet e BRICS-it përballen me sfida të përbashkëta për të ruajtur zhvillimin dhe stabilitetin, për të krijuar një mjedis të favorshëm ndërkombëtar si dhe për nxitur rendin ndërkombëtar të shkojë drejt rrugës së duhur. Bashkëpunimi BRICS-it është inovativ, përtej ideologjisë së vjetër në grupim politik ose ushtarak, pasi tani krijohen marrëdhënie të reja partneriteti dhe jo aleancë. Vendet respektojnë njera-tjetrën dhe përparojnë së bashku. Xi Jinping theksoi gjithashtu se sistemi i bashkëpunimit të BRICS-it përputhet me nevojën objektive të 5 vendeve, si dhe me frymën historike. Vendet e BRICS-it ndajnë fate dhe interesa të përbashkëta.

   Përfaqësuesit e vendeve të ndryshme u shprehën se nën gjendjen e re, vendet e BRICS-it duhet të shtojnë koordinimin dhe bashkëpunimin për t'i përballuar së bashku sfidat globale. Ata theksuan se nën drejtimin e palës kineze si vendi kryesues, bashkëpunimi i BRICS-it do të forcojë mirëqënien e popujve, statusin ndërkombëtar dhe ndikimin e vendeve të BRICS-it.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore