Hong-Kongu, ekonomia më konkurruese në botë

2017-06-19 19:57:29 CRI Komenti juaj Printoni

Pas marrjes së sovranitetit nga Kina prej 20 vjetësh, nën parimin "një shtet me dy sisteme", Hong-Kongu ka ruajtur lulëzimin dhe stabilitetin dhe ka një perspektivë të gjerë zhvillimi për të ardhmen.

Hua Run është një nga katër korporatat më të fuqishme në Hong-Kong. Ajo u themelua 80 vjet më parë dhe ka dëshmuar zhvillimin dhe transformimin e Hong-Kongut. Nga një firmë e vogël, ajo sot bën pjesë në listën e 500 ndërmarrjeve më të fuqishme të botës. Drejtori i bordit të kësaj korporate, z. Fu Yuning tha se Hong-Kongu është qendër financiare ndërkombëtare, sektori i zhvilluar i shërbimeve financiare ka rritur aftësitë e grumbullimit të fondeve të korporatës Hua Run duke nxitur zgjerimin e saj.

"Pas rikthimit të Hong-Kongut në atdhe, 7 kompani të grupit Hua Run u listuan në bursën e Hong-Kongut. Pothuajse 80% e biznesit tonë shtrihet në këto 7 firma, duke formuar platformën e sotme të zhvillimit me pronësi të përzierë. Sipas statistikave tona, gjatë dy dekadave të fundit, Hua Run ka grumbulluar 140 miliardë dollarë hongkongas fonde në tregun financiar të Hong-Kongut."

Sipas statistikave, nga viti 1997 deri në vitin 2016, prodhimi i brendshëm në Hong-Kong u rrit nga 1.37 trilion dollarë hongkongas në 2.49 trilionë dollarë hongkongas, duke ruajtur rritje të qendrueshme. Pas marrjes së sovranitetit nga Kina, Hong-Kongu ka ruajtur gjithmonë pozicionin si qendër financiare ndërkombëtare, tregtare dhe një qytet i rëndësishëm port. Ai është vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare si zonë me nivelin më të lartë të konkurrueshmërisë në botë.

Sipas raportit të publikuar kohët e fundit nga Qendra Botërore për Konkurrencën (IMD) Hong-Kongu sivjet kryeson për të dytin vit radhazi listën për ekonominë më konkurruese në botë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore